presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Republikës së Letonisë në Lubjanë, jorezident për Kosovën, Bahtijor Hasans

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Letonisë në Lubjanë, jorezident për Kosovën, zotëri Bahtijor Hasans.

Ambasadori i Letonisë, zotëri Hasans, me këtë rast  i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga. Ai tha se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet vete dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme. Ambasadori Hasans tha se Letonia e sheh të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e falënderoi ambasadorin e Letonisë për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës dhe tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të shtrihet në veçanti në fushën ekonomike. Ajo tha se Kosova ka nevojë për marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte përshpejtimin e reformave në vend dhe vlerësoi se Letonia do të mund ta ndihmonte Kosovën në rrugën e saj evropiane, përmes përvojës së saj. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.