presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ekipi Përgatitor në konsultim publik me profesionistët ligjor

19 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, në takimin e radhës zhvilloi konsultim publik me profesionistët ligjor, gjykatës, prokurorë, avokat dhe zyrtarë tjerë publik.

Paneli i konsultimit publik ishte i përbërë nga Besim Kajtazi, Nora Ahmetaj dhe Arben Loshi, të tre anëtar të Ekipit Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, pastaj pjesëmarrësit i njoftuan me përvojat e të tjerëve, dhe po ashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë dhe pse ai na duhet.Duke analizuar qëllimin e iniciativës, kishte mendime se më produktive do të ishte të ketë institute për pajtimin, për të vërtetën, për histori, të cilat rregullisht bëjnë hulumtime dhe dalin me rezultate  të vazhdueshme.Pajtimi mund të vijë vetëm përmes një gjykimi të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë u tha gjatë diskutimit.Për profesionistët ligjor, themelimi i komisionit është i arsyeshëm dhe i nevojshëm, sepse krimet që janë kryer patjetër duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e çliron viktimën dhe i hapë rrugë proceseve tjera si pajtimit dhe progresit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.