DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ekipi Përgatitor konsultohet me komunitetet jo shumicë që jetojnë në Kosovë

27 Maj 2019, Prizren – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka zhvilluar konsultimin e radhës me të gjitha komunitetet jo shumicë që jetojnë në Republikën e Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Paneli nga Ekipit Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ishte i përbërë nga Ardian Arifaj, Jovana Radosavljevic dhe Baki Svirca, të cilët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, dhe më pas i njoftuan pjesëmarrësit me përvojat e të tjerëve.Po ashtu është diskutuar edhe për iniciativën e Presidentit Thaçi për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë, dhe pse ai na duhet.Të pranishmit paraqitën rastet nga përvojat e komunitetit të vet dhe po ashtu pikëvështrimin nga komunitetet që përfaqësonin.Živoin Ćirković, shprehi qëndrimin e tij duke thënë se “duhet të flasim për këtë gjë rregullisht, sepse e kaluara na dëmton të gjithëve. Popull të pajtohet të përafrohet në atë mënyrë që të mund të shihen në sy në mes veti. Jo të gjithë kanë kryer krime, por ata që kanë kryer duhet të përgjigjen”.Ndërsa, përfaqësuesi i komunitetit rom Isak Skenderi, në takim u shpreh se “për ne romët është hera e parë që na jepet mundësia të flasim. Lufta në Kosovë ka qenë ndëretnike dhe komisioni duhet të jetë ndëretnik”.Përfaqësuesja e komunitetit boshnjak Senada Sagdati, insistoi që në komision patjetër duhet të ketë edhe gra. Pjesëmarrësit e konsultimit publik e kanë mirëpritur iniciativën e Presidentit Thaçi dhe ishin të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit. Ata u shprehën se epiqendra e këtij komisioni duhet të jetë viktima, pasi që viktima është viktimë dhe nuk ka nacionalitet. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.