DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Zyrës së Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë, për ruajtjen dhe garantimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, sigurisë kombëtare të qytetarëve të saj dhe aleatëve tanë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se veprimet e mekanizmave të sigurisë – të cilat kanë për qëllim pengimin e veprimtarive ilegale, përfshirë nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe rreshtimin në kauza ekstremiste të qytetarëve të Kosovës – po bëhen që në vazhdimësi të sigurohet një Kosovë e lirë, e sigurt, e qetë dhe tolerante, e pakërcënuar nga dukuritë që kanë për qëllim cenimin e vlerave dhe idealeve mbi të cilat ndërtuam shtetin tone dhe traditën e gjatë të harmonisë fetare.Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës e kuptojnë seriozisht përgjegjësinë për të vepruar ndaj kësaj kanosjeje globale në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi tolerant dhe kontribuues të stabilitetit e sigurisë kolektive, një vend të pakompromis ndaj thirrjeve për rrënim të rendit kushtetues që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut apo aktivitetet qe kërcënojnë paqen e stabilitetin.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.