presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Zyrës së Presidentes lidhur me përfundimin e konflikteve në Libi

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, përshëndet përfundimin e konflikteve në Libi dhe përfundimin e operacioneve të forcave të NATO-s në ndihmë forcave demokratike dhe popullit të Libisë për heqjen e sistemit të diktaturës mbi dyzet vjeçare.

Eliminimi e diktatorit libian Moamer el Gadafit është fitore e popullit të Libisë mbi forcat e së keqes, është përfundim i një kapitulli tragjik dhe të rëndë për popullin dhe hapje e perspektivës së re për përparimin dhe për zhvillimin e demokracisë në Libi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.