Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga përshëndet vendimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për pranimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar.
Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në BERZH është një hap i shumëpritur dhe i rëndësishëm, dhe krahas anëtarësimit të vendit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, paraqet ndër momentet më të rëndësishme në konsolidimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për reformën tonë të brendshme drejt zhvillimit dhe forcimit të ekonomisë së tregut të lirë.Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në BERZH do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave e standardeve evropiane dhe zhvillimin e infrastrukturës përmes mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, mobilizimit të kapitalit të jashtëm dhe përmirësimit të ambientit për investime.