presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Atifete Jahjaga për lirimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Tribunali i Hagës

Presidentja e Republikë s së Kosovë s, zonja Atifete Jahjaga mirëpret vendimin e Tribunalit Ndë rkombë tar pë r Krime lufte në Jugosllavi që të shpallë të pafajshë m ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë s, z. Ramush Haradinaj.

Presidentja e Kosovës shpreh kënaqësinë që zotëri Haradinaj po i kthehet familjes së tij, qytetarëve të Kosovës dhe vendit për të vazhduar të japë kontributin e tij në konsolidimin dhe forcimin e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës për zotëri Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë mveshur.
 
Presidentja e Kosovës njëherit përgëzon qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
 
Po ashtu Presidentja e Kosovës falënderon institucionet dhe qytetarët e vendit për përcaktimin e tyre që të bashkëpunojnë me këtë tribunal, duke u bërë shembull për tërë rajonin dhe duke dëshmuar gadishmërinë tonë si shtet dhe shoqëri t’i pë rmbushim obligimet tona ndaj drejtësisë ndërkombëtare, në të cilën qytetarë t e Kosovës kanë pasur besim të plotë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.