presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Binak Vishaj u emërua anëtar i ri i KQZ-së si përfaqësues i AAK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për emërimin e z.Binak Vishaj, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Republikës së Kosovës, si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Z.Vishaj ka dhënë sot betimin para Presidentes Jahjaga. Paraprakisht, Presidentja Jahjaga ka marrë vendim që të shkarkohet z.Blerim Burjani nga pozita e tij si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika a, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.