Agjenda e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, për datën 5 mars
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli viziton Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku organizohet ceremonia e parakalimit para Gardës së FSK-së.
Dita: E shtunë, 5 mars
Koha: 10:25
Vendi: Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
******
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli merr pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari. Me këtë rast ai do të parakalojë para ushtarëve të FSK-së.
Dita: E shtunë, 5 mars
Koha: 11:00
Vendi: Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë