Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 7 korrik 2013
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, të dielën, më 7 korrik, për vizitë në Republikën e Kosovës vjen Guvernatori i Shtetit të Ajovës (Iowa) të SHBA-së, z. Terry Branstad.
Më poshtë orari i pritjes së Guvernatorit Branstad nga Presidentja Jahjaga:
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i uron mirëseardhje Guvernatorit të Shtetit të Ajovës (Iowa) të SHBA-së, z. Terry Branstad.
Dita: E diel, 7 korrik
Koha: 11:50
Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Shënim: Mediat mund të marrin pamje nga pritja. Përfaqësuesit e mediave duhet të jenë në aeroport para orës 11:30.
*****
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Guvernatorin e Shtetit të Ajovës (Iowa) të SHBA-së, z. Terry Branstad dhe do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit.
Dita: E diel, 7 korrik
Koha: 12:45
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101
Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit, Presidentja Jahjaga dhe Guvernatori Branstad do të japin deklaratë për media.
Përfaqësuesit e mediave duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës para orës 12:00.
*****
Presidentja Jahjaga organizon pritje/koktej me rastin e vizitës së Guvernatorit Branstad.
Dita: E diel, 7 korrik
Koha: 20:00
Vendi: Muzeu Etnologjik, Prishtinë
Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të pritjes.
*****
Lusim mediat që, për shkak të kohës së shkurtër mes pritjes në aeroport dhe takimit në Kabinetin e Presidentes, të caktojnë dy ekipe për përcjelljen e këtyre aktiviteteve.
Lusim mediat që të dërgojnë emrat e gazetarëve dhe kameramanëve që do të përcjellin ngjarjen në aeroport, ngjarjen në kabinetin e Presidentes, si dhe pritjen/koktejin, deri më 5 korrik 2013, ora 18:00. (Emrat dërgohen në adresën: zprk@president-ksgov.net)