Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 30 mars
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të gjeneratës së katërt në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.
Dita: E premte, 30 mars
Koha: 11:30
Vendi: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë
*****
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim xhudisten e shquar kosovare, Majlinda Kelmendi.
Dita: E premte, 30 mars
Koha: 14:00
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN