Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 16 shkurt 2016 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga organizon pritje zyrtare me rastin e vizitës në vendin tonë të presidentes së Republikës së Maltës, Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Marie Louise Coleiro Preca.Në vijim, agjenda e vizitës së Presidentes Preca:Dita: E martë, 16 shkurt 10:00: Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”(Mediat duhet të jenë në Kuvendin e Kosovës më së largu deri në orën 09:45)10:15: Takimi bilateral i Presidenteve Jahjaga dhe Preca dhe delegacioneve të tyre / Kabineti i Presidentes, C-101(Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)Pas takimit, konferenca për media.11:40: Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli – Kabineti i kryetarit të Kuvendit.(Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)12:30: Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryeministrin Isa Mustafa – Ndërtesa e Qeverisë.(Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) *****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, organizojnë pritjen zyrtare me rastin e tetëvjetorit të pavarësisë.Dita: E martë, 16 shkurtKoha: 18:30Vendi: Hoteli “Emerald”Shënim: Përfaqësuesit e mediave duhet të vijnë para orës 18:15.Për të dy ngjarjet, përfaqësuesit e mediave duhet të kenë me vete kartelat e akreditimit.