DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datat 16-17 shkurt 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datat 16-17 shkurt 2013

E shtunë, 16 shkurt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në disa lokalitete të Kosovës.

Nisja nga Prishtina: 08:30
Vendet: Varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Varrezat e dëshmorëve në Prekaz, varrezat e dëshmorëve në Klinë, Pejë, Gllogjan, Landovicë, Reçak, si dhe te shtatorja e Heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe te varri i ish-Presidentit Rugova.

*****

Ceremonia e dhënies së dekoratave

Me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në mënyrë solemne, do të bëjë dorëzimin e dekoratave, urdhrave, çmimeve, medaljeve për personalitetet që janë dekoruar.

Dita: E shtunë, 16 shkurt
Koha: 16:00
Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës

*****

Nën kujdesin e Presidentes Atifete Jahjaga, organizohet akademia solemne dhe  koncerti i Filarmonisë së Kosovës.

Dita: E shtunë, 16 shkurt
Koha: 18:00
Vendi: Hoteli Emerald

*****

E diel, 17 shkurt

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në paradën për nder të Ditës së Pavarësisë.

Dita: E diel, 17 shkurt
Koha: 12:00
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë

*****
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Dita: E diel, 17 shkurt
Koha: 15:00
Vendi: Kuvendi i Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.