Agjenda e Presidentes Jahjaga, me rastin e vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotëri Bamir Topi, për datën 29 qershor Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga me ftesë të saj pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bamir Topi.Ceremonia solemne e pritjes dhe e parakalimit para Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Dita: E premte, 29 qershorKoha: 11:00Vendi: Hyrja e Kuvendit të Kosovës ( nga ana e Komunës së Prishtinës )…………………………………………………………………………………………………………………………………… Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bamir Topi. Dita: E premte, 29 qershorKoha: 11:10Vendi: Kabineti i Presidentes, C – 101 P. S Nga ky takim mediat marrin pamje…………………………………………………………………………………………………………………………………… Konferencë për gazetarë e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga dhe e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotëri Bamir Topi Dita: E premte, 29 qershorKoha: 11:55Vendi: Salla për konferenca ( pranë Kabinetit të Presidentes)
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN