Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ish- Sekretarin John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të Shteteve të Bashkuara për Klimën, në COP28 në Dubai, të cilin e ka informuar rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë.
“Në COP28 u takova me Sekretarin John Kerry të cilin e informova rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja ka përgëzuar ish- Sekretarin Kerry për lidershipin e tij në çështjet klimatike.
“Përgëzuam për lidershipin e tij në çështjet klimatike dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Presidentja Osmani.
