...

Presidenti Sejdiu dekretoi të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike

Në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretet e Presidentit të Republikës së Kosovës për themelimin e Misioneve Diplomatike në nivel ambasade, si dhe pas Propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e të ngarkuarve me punë, Presidenti i Republikës së Kosovës merr këtë:

V E N D I MPër Miratimin e Propozimit të Qeverisë për Emërim të të Ngarkuarve me Punë Miratohet Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/32, i datës 28.08.2008, për të emëruar këta të ngarkuar me punë (charge d’affaires ad interim): 1.    Uashington – Avni Spahiu 2.    Londër – Muhamet Hamiti 3.    Paris – Muhamedin Kullashi 4.    Berlin – Vilson Mirdita 5.    Romë – Albert Prenkaj 6.    Bruksel – Ilir Dugolli 7.    Ankara – Bekim Sejdiu 8.    Vjenë – Sabri Kiqmari 9.    Bern – Naim Mala 10.    Tiranë – Gazmend Pula Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmerrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij Vendimi. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Prishtinë, 2.09.2008                                                _____________________________Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.