Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka emëruar këshilltarin e saj kryesor, z.Ilir Deda, si përfaqësues të saj në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës.
Emërimi është bërë pas kërkesës së udhëheqëses së ekipit të dialogut teknik të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, si dhe në përputhje me Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun teknik ndërshtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN