...

Presidentja Shiroka Pula priti në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.