Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit jorezident të Republikës së Guinesë në Kosovë, Abdoulaye Fofana.
Në takim, është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Ambasadorit Fofana i urova mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm, duke e siguruar për gatishmërinë time për bashkëpunim në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Guinesë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.






