...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën, përfshirë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë, si dhe për rrugën evropiane të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.