...

U.D. Presidentja Haxhiu: Ilir Konushevci ishte vetëm 20 vjeç kur filloi angazhimin për lirinë vendit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe sot te varri i heroit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në 28 vjetorin e rënies.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se në 28 vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe të Hazir Malajt, sot kujtojmë dy figura të respektuara, dy heronj të Republikës së Kosovës dhe të kombit tonë.

U.D. Presidentja Hahiu tha se Ilir Konushevci ishte vetëm 20 vjeç kur filloi angazhimin për lirinë vendit.

“Në vitet e  90-ta, kur territori i Republikës së Kosovës, ishte i mbushur me dhunën policore, me shtypje, me diskriminim ndaj shqiptarëve të Kosovës, ai u bë pjesë e grupeve të para që po përgatitnin rezistencën e armatosur. Ishte pjesë e grupit “Shqiponja” dhe rreth tij kishte heronj si Zahir Pajaziti, si Hakif Zejnullahu, si Edmond Hoxha, të cilët zgjodhën rrugën e vështirë, rrugën e rrezikshme, vetëm e vetëm që Republika jonë të jetë e pavarur dhe vendi jonë asokohe të çlirohej”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj janë dy figura shumë të rëndësishme të kombit tonë, duke shtuar tutje se, ata kanë shërbyer edhe si inkurajim për shumë gjenerata, që t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pikërisht kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës u forcua në atë kohë, Ilir Konushevcit iu nda një detyrë aspak e lehtë.

“E ajo ishte që të merrej me furnizim me armë dhe me municion. Disa herë e kishte bërë rrugën Kosovë-Shqipëri e Shqipëri-Kosovë, sepse ai e dinte që me çdo dërgesë mund të fitohej një betejë dhe me çdo vonesë të një dërgese mund të rrezikohej populli jonë. Pikërisht u vranë, në një moment tjetër kur planifikonin t’i sillnin dërgesë tjetër Kosovës, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe rënia e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt ishte goditje e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, sot me respekt dhe nderim kujtojmë dy figura të çmuara të kombit tonë, të Kosovës sonë”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.