Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, znj.
Arjeta Sadiku, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.
Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
