...

U.D. Presidentja Haxhiu: Kushtetuta ka qenë themeli mbi të cilin mbështetet dhe funksionon Republika e Kosovës

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se sot shënojmë Ditën e Kushtetutës, duke rikujtuar 9 prillin e vitit 2008, ditën kur shteti ynë mori formën e tij të plotë juridike dhe politike.

“Që nga ajo ditë, Kushtetuta ka qenë themeli mbi të cilin mbështetet dhe funksionon Republika e Kosovës. Ajo përcakton rendin kushtetues, garanton të drejtat dhe liritë themelore dhe vendos parimet që udhëheqin institucionet tona”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.