...

U.D. Presidentja Haxhiu: Më 9 prill 1999, në “Lagje të Re” dhe në Rakoc, u shënua një nga ditët më të rënda të luftës sonë

U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se më 9 prill 1999, në “Lagje të Re” dhe në Rakoc, u shënua një nga ditët më të rënda të luftës sonë, ku ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë.

“Në mesin e tyre kishte burra dhe gra, por edhe djem dhe vajza të reja, që nuk zgjodhën të tërhiqen përballë dhunës, por të qëndrojnë. Emra si Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Lika Muhaxheri mbeten dëshmi se sakrifica për liri nuk ka qenë kurrë e njëanshme, por e përbashkët, e barabartë dhe e pakushtëzuar”, ka theksuar u.d presidentja Haxhiu.

U.D Presidentja Haxhiu ka thënë se sot, 27 vjet më pas, i kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, ashtu siç ishte edhe qëndresa e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.