...

Presidentja Osmani kujton masakrat në Pastaselë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës

Më 31 mars 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 civilë të pafajshëm u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, duke shpërfaqur përmasat e një mizorie që tejkalon çdo kufi njerëzor. Ishte një akt i qëllimshëm kundër jetës, dinjitetit dhe vetë ekzistencës së një populli. 13 persona mbijetuan që ta mbajnë mbi supe kujtesën dhe të vërtetën që nuk duhet të harrohet kurrë.

Makineria vrasëse e Serbisë, të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, ekzekutoi brutalisht 42 civilë.
Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.