...

Presidentja Osmani dekoroi Ekipin e Kombëtares me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Ekipin e Kombëtares Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë, ndaj sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta.

Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.