...

Presidentja Vjosa Osmani në 27 vjetorin e masakrës së Padalishtës: Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi

27 vjet më parë forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, masakrën e Padalishtës në Skenderaj dhe në Cerkolez të Istogut.

Forcat kriminale serbe masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, duke mos kursyer as më të pambrojturit: 11 gra dhe 5 fëmijë të moshës nga 2 deri në 16 vjeç. Një akt çnjerëzor që synonte jo vetëm shfarosjen e një familjeje, por edhe shuarjen e vetë shpresës për jetë.

Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi, e cila ende pret të vihet në vend.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.