...

Presidentja Vjosa Osmani: Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por na ndihmoi ta shkruajmë atë

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por na ndihmoi ta shkruajmë atë.

Në kohën vendimtare për fatin e Kosovës, si Sekretare e Shtetit në administratën e Presidentit Bill Clinton, ajo ishte ndër zërat kyç për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit gjenocidal të Serbisë, një vendim që i dha fund luftës dhe hapi rrugën për lirinë e Kosovës.

Vizita e saj në Kosovë në vitin 1999 dhe rikthimi në Prishtinë dy dekada më vonë, kur e cilësoi ndërhyrjen si të drejtë, dëshmojnë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës së drejtë të popullit tonë.

Busti i saj në zemër të kryeqytetit tonë qëndron si një kujtesë e përhershme për rolin historik që pati në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Ndërkaq, miqësia me Shtetet e Bashkuara mbetet një testament në nderim të trashëgimisë së saj.

Mirënjohje e përjetshme për Sekretaren Madeleine Albright!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.