Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Maltës, Myriam Spiteri Debono, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e saj, Presidentja e Maltës përcjell urime të përzemërta për Presidenten, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta evropiane.
Po ashtu, në mesazh rikonfirmohet përkushtimi i Maltës për të mbështetur Kosovën në avancimin e reformave dhe në forcimin e institucioneve demokratike, në përputhje me parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të vendit tonë.
Në përmbyllje, Presidentja e Maltës përcjell urimet e saj më të mira për progres të mëtejshëm të Republikës së Kosovës.

