Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ka pranuar me kënaqësi një letër-përgjigje të dërguar nga Zonja e Parë e Republikës së Austrisë, znj. Doris Schmidauer, si dhe nga ish-Zotëria i Parë i Zvicrës, z. Morten Keller.
Të dy homologët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin e afërt dhe të besueshëm ndërmjet shteteve të tyre respektive dhe Republikës së Kosovës. Duke iu referuar takimeve të shumta, ata theksuan gatishmërinë për të ruajtur dhe forcuar koordinimin e vazhdueshëm edhe në të ardhmen.

