Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti i Tajlandës, Lartmadhëria e Tij Maha Vajiralongkorn Phra Vajiraklaochaoyuhua, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mbreti i Tajlandës ka vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve që nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike dhe ka theksuar rëndësinë e mirëkuptimit, respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Lartmadhëria e Tij ka shprehur besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë të zhvillohet dhe të zgjerohet në fusha me potencial të veçantë, duke përfshirë tregtinë, investimet, turizmin, arsimin dhe projekte të tjera teknike, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet shteteve.
ขอขอบคุณอย่างจริงใจ 🇹🇭 🇽🇰
