Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, i ka përcjellë urime Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarëve të saj me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke shprehur urimet për prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Stubb ka shprehur vlerësimin për vizitën e Presidentes Osmani në Helsinki gjatë vitit të kaluar, si dhe ka rikonfirmuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.
Kiitos, herra presidentti! 



