...

Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë

Në mozaikun e identitetit të Republikës së Kosovës, komuniteti ashkali zë një vend të veçantë, me traditat, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur që e kanë bërë vendin tonë më të larmishëm. Trashëgimia kulturore e ashkalinjve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.

Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë ku çdo komunitet ndihet i barabartë dhe i respektuar. Forca e Kosovës qëndron pikërisht në shumëllojshmërinë e saj, në ndërthurjen e traditave, në respektin reciprok dhe të ardhmen e përbashkët me dinjitet për të gjithë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.