...

Presidentja Osmani: Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova

Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e ushtarakut të UÇK-së, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret.

Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan.

Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.