...

Presidentja: Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u bë përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të komunës së Istogut, me rastin e Ditës së Çlirimit.

Me këtë rast, Presidentja Osmani tha se ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot.

Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.