...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Z. Matti Nissinen. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja riafirmoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Finlandën dhe për ta mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për vizitën e Presidentes Osmani në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji. Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.