Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño.
Postimi i plotë i Presidentes:
Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona.
Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore.


