Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot kompaninë “S//Sprint”, në Podujevë.
“Vizitë në S//Sprint, biznes familjar e prodhues i mbi 100 produkteve të veshjeve, eksportues edhe në vende të tjera të Evropës, e mbi të gjitha kompani që ka të punësuara kryesisht gra. Biznese të fuqishme për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht dhe më prosperuese!”, ka shkruar Presidentja Osmani.









