presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ka pritur në takim Zonjën e Parë të Maltës, Mary-Anne Vella

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për vizitë zyrtare, në Kosovë ka qëndruar presidenti i Maltës, George Vella, e shoqëruar nga zonja e parë Mary-Anne Vella, të cilët u pritën me nderime të larta shtetërore.

Në kuadër të kësaj vizite, zotëria i parë, Prindon Sadriu dhe zonja e parë, Mary-Anne Vella, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt me iniciativën e Presidentes Vjosa Osmani.
 
Në një takim tete-a-tete, zotëria i parë Sadriu dhe zonja e parë, Vella kanë diskutuar jo vetëm për raportet miqësore ndërmjet të dy shteteve, por edhe për mundësitë e zgjerimit të tyre.
 
Më pas, kanë vizituar memorialin Heroinat. Zotëria i parë, Prindon Sadriu e ka njoftuar zonjën Vella me historinë e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga regjimi gjenocidal i Serbisë, të cilave i dedikohet kjo vepër artistike. Sipas zotërisë së parë, Sadriu, zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të dëgjohet sepse vetem në këtë mënyrë mund të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe vendosjen e  drejtësisë se munguar për të mbijetuarat e kësaj dhune.
 
Në vazhdën e vizitës, zotëria i parë, Sadriu dhe zonja e parë, znj.Vella vizituat Muzeun Kombëtar të Kosovës ku patën mundësinë ta shohin një pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga periudha të ndryshme historike, duke përfshirë edhe luftën çlirimtare të vitit 1999.
 
Vizita e Presidentit Vella dhe zonjës Vella ka përfunduar e pjesëmarrjen e tyre krahas Presidentes Osmani dhe zotërisë së parë, Prindon Sadriu në ceremoninë përmbyllëse të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.