Zoëtria i Parë i Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dr. Jill Biden në kuadër të Javës së Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në bashkëbisedim me Dr. Biden, Zotëria i Parë e ka shprehur mirënjohen e thellë për mbështetjen e SHBA-ve, si dhe për raportin unik të ndërtuar ndër vite. Po ashtu, është konfirmuar edhe lidhja e veçantë që familja Biden e ka me Kosovën, ndërsa të dyja palët kanë diskutuar edhe për mundësitë për fuqizim akoma më të thellë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Zotëria i parë e ka theksuar edhe njëherë se Kosova do të ishte e nderuar me një vizitë të familjes presidenciale në të ardhmen e afërt.
Në këtë pritje, Zotëria i Parë është takuar dhe ka pas rastin të bashkëbisedoj edhe me Zonjat e Para dhe zyrtarë nga vendet mike, por edhe ato jonjohëse.