presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen më 13 shkurt 2011

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka shpallur sot vendimin sipas të cilit zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 13 shkurt 2011.

Vendimi është marrë duke u bazuar në nenin 90 dhe në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 4 pika 3 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, si dhe me marrëveshje me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Me vendim udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.