DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Vjosa Osmani – Sadriu zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 4 prill 2021 – Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 71 vota për, zgjodhi sot Presidente të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për mandatin pesë vjeçar.

Në betimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani tha:

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”, ka thënë Presidentja e Republikës së Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.