DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Udhëheqës të shumtë botërorë urojnë Presidenten Jahjaga në 4-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë një numër të madh telegramesh urimi nga udhëheqës shtetesh të ndryshme dhe nga personalitete të tjera.

Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Christian Wulff, në urimin e tij për Presidenten Jahjaga, shkruan: Zonja, Presidente,Me rastin e përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, unë – edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – ju dërgoj Juve si dhe qytetarëve të vendit Tuaj, urimet e mia të përzemërta.Republika e Kosovës edhe më tej ndodhet para sfidave të mëdha. Krahas reformave të nevojshme të shtetit, të shoqërisë dhe të ekonomisë, këtu hyjnë edhe integrimi i veriut, si dhe vazhdimi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Fillimi i dialogut për vizat, për të cilin u mor vesh, do t’i paraqesë vendit Tuaj mundësi të reja, por edhe detyra të reja.Mund të jeni e sigurt se Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë përkrah Kosovës multietnike, duke e mbështetur fuqimisht perspektivën evropiane të vendit Tuaj. Unë i uroj Kosovës shumë guxim, vendosmëri dhe besim në këtë rrugë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj dhe të tërë rajonit. Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, në telegramin e tij, në emër të tij dhe të popullit turk, i uron Presidentes Jahjaga dhe gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e katërt të pavarësisë.“Kam besim të plotë se me angazhimet tona reciproke, marrëdhëniet e afërta miqësore dhe vëllazërore, të bazuara në lidhjet tona njerëzore, do të barten edhe më fuqishëm në të ardhmen. Turqia do të vazhdojë të japë përkrahjen e saj për një Kosovë demokratike dhe shumëkulturëshe.Shfrytëzoj rastin të përsëris rëndësinë të cilën ua atribuojmë një Kosove me integritet territorial, që vazhdon rrugën e saj drejt integrimit në institucionet euroatlantike. Ekzistenca e një Kosove të tillë siguron njëherit paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.Me këtë rast, duke ju uruar Juve shëndet e lumturi, shpreh dëshirat më të mira për popullin e Kosovës”, shkruan në telegramin e tij Presidenti Abdullah Gyl. Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Hungarisë, z. Pal Schmitt.“Me rastin e ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju përcjell në emër të të gjithë qytetarëve të Hungarisë dhe në emrin tim dëshirat tona më të sinqerta Juve dhe Popullit të Kosovës. Është kënaqësi e madhe për mua që lidhjet e nivelit të lartë në mes të Hungarisë dhe Kosovës janë duke u zhvilluar në një mënyrë të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë para katër viteve. Unë besoj që zgjerimi i marrëdhënieve të mira do të sillte përparësi të tjera për vendet tona, kështu që unë jam i gatshëm për të kontribuar në thellimin e këtyre marrëdhënieve. Hungaria e mbështet shtetësinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane. Ju mund të mbështeteni në përkrahjen e pakusht të Hungarisë në realizimin e aspiratave tuaja euro-atlantike.Ju uroj suksese në punën tuaj të përgjegjshme, dhe ju lutem pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, thekson në telegramin e tij të urimit Presidenti i Republikës së Hungarisë, z. Palo Schmitt. President Federal i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, në urimin e tij për Presidenten Jahjaga, shkruan: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, unë kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta. E shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale si dhe për një të ardhme të lumtur të Republikës së Kosovës”. Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk, në urimin  tij shkruan:“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, është kënaqësi e imja t’ju dërgoj, në emër të popullit slloven dhe në emrin tim, urimet e sinqerta dhe më të mira për progresin dhe prosperitetin e përgjithshëm të vendit tuaj.Sllovenia dhe Kosova kanë krijuar marrëdhënie të mira dhe të pashtershme, duke siguruar baza solide për bashkëpunimin në të ardhmen. Është dëshira ime të vazhdojmë t’i përmirësojmë këto marrëdhënie.Bashkësia ndërkombëtare pret që Kosova t’i bashkojë forcat e të gjithë aktorëve politikë përreth projektit euroatlantik dhe të zbatojë reformat e nevojshme. E ardhmja e juaj evropiane është në duart tuaja. Më lejoni të ju siguroj që Sllovenia është e gatshme ta përkrahë vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.Ju lutem pranoni, shkëlqesia juaj, bindjet e konsideratës më të lartë”.  Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Mbreti i Belgjikës, Alberti II. “Me rastin e kremtimit të përvjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, unë do të doja t’i përcjellë Shkëlqesisë suaj përgëzimet e mira të përcjella me urimet për lumturi dhe shëndet të mirë për Ju dhe qytetarët Tuaj”, shkruan ai. Ndërsa Mbretëresha Beatrix e Holandës në urimin e saj shprehet: “Në Ditën Kombëtare të shtetit tuaj, më lejoni t’ju shpreh, Shkëlqesisë Suaj, urimet dhe dëshirat më të mira për mirëqenien e popullit të Kosovës”. Shkëlqesia e Saj, znj. Quentin Bryce AC, Guvernatore e Përgjithshme e Komonuelthit të Australisë, në urimin drejtuar Presidentes Jahjaga, thekson: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, do të dëshiroja t’ju përcjell Juve, Qeverisë dhe popullit të Kosovës urimet e mia më të përzemërta, së bashku me urimet e Qeverisë dhe popullit të Australisë. Australia ishte njëra nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, më 19 shkurt 2008. Në këtë përvjetor të katërt, Australia dëshiron ta urojë Kosovën për progresin e bërë si një shtet i pavarur dhe demokratik. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që gjatë vitit të kaluar një numër i vendeve në rritje kanë njohur shtetësinë e Kosovës.Unë kujtoj me kënaqësi takimin tonë në qershor të vitit të kaluar në Romë dhe e mirëprita mundësinë për të mësuar më shumë për përparimin dhe zhvillimin e Kosovës.Qeveria e Australisë beson se sfidat globale siç janë ndryshimet klimatike, zhvillimi ndërkombëtar dhe çarmatimi kërkojnë zgjidhje globale me bazë të gjerë. Qeveria Australiane është e përkushtuar fuqishëm që të vazhdojë të punojë me Kosovën për t’i përmbushur sfidat e tilla dhe për të përkrahur pajtimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.Më lejoni të shpreh besimin tim se marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendet tona do të vazhdojnë të përparojnë në vitin që vjen”. Ndërsa, David Johnston, Guvernator i Përgjithshëm i Kanadasë, duke uruar Presidenten Jahjaga, shprehet: Shkëlqesi, Në emër të të gjithë kanadezëve, jam i kënaqur që t’ju shpreh urimet e mia më të mira, juve dhe popullit të Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë.Vendi juaj ka bërë përparime të mëdha në arritjen e njohjes ndërkombëtare.Përderisa puna për të përfunduar reformat e rëndësishme politike dhe ekonomike është ende në proces, unë jam i bindur se Kosova, nxitur nga forca, aftësia e saj ripërtëritëse dhe krijimtaria e popullatës së saj, do të arrijë qëllimet e veta. Unë shpresoj se lidhjet në mes të vendeve dhe njerëzve tanë do të vazhdojnë të rriten.

This site is registered on wpml.org as a development site.