DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. Presidentja Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

U.d. Presidentja, Dr. Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore.

Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid-19, si dhe  përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.