DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.d. Presidentja Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka emëruar znj. Gordana Laban Zuviq, përfaqësuese të Listës Serbe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Znj. Laban Zuviq u emërua si anëtare e KQZ-së pas lirimit nga detyra të z. Nenad Rikallo në muajin nëntor.

Ajo do të përfundoj mandatin paraprak të filluar nga z. Rikallo.

E pranishme në ceremoninë e betimit të znj. Zuviq Laban ishte edhe Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.