...

U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi “Bodrumin e Vjetër”, një nga veraritë më të njohura në vend

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se në qytetin e njohur për traditën e vreshtarisë dhe verës në Kosovë nuk mund të mungonte një ndalesë tek “Bodrumi i Vjetër”, një nga veraritë më të njohura në vend.

“Me një traditë që daton që nga viti 1953, kjo verari ka arritur që përmes punës së palodhshme, përkushtimit dhe investimeve të vazhdueshme në cilësi e teknologji moderne, ta vendosë emrin e Kosovës në hartën evropiane të verërave më cilësore”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se gjatë vizitës kishim mundësinë të shohim procesin e prodhimit, standardet e larta që aplikohen dhe kombinimin unik të teknologjisë bashkëkohore me potencialin e jashtëzakonshëm që ofron toka pjellore e Rahovecit.

“Fakti që rreth 70% e prodhimit eksportohet jashtë vendit është dëshmi e qartë e cilësisë dhe një histori suksesi që meriton vlerësim”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.