Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme është takuar me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, me ç’rast është diskutuar për shumë projekte në shërbim të qytetarëve, e po ashtu edhe për mbështetjen e organizatave që punojnë me gratë.
U.D. Presidentja Haxhiu dhe Kryetari Prebreza, biseduan për sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë, për nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë dhe për rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për secilën prej tyre.
Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, është e domosdoshme që të jemi pranë këtyre iniciativave dhe t’i mbështesim ato vazhdimisht, në mënyrë që çdo grua të ketë hapësirën dhe përkrahjen që meriton.




