...

U.d. Presidentja Haxhiu takoi Kryesuesin e KQZ-së, diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet e reja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë në kuadër të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Në takim u theksua rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Ajo vlerësoi rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në procesin zgjedhor.

Gjatë takimit u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative, koordinimin ndërinstitucional, si dhe nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.

This site is registered on wpml.org as a development site.