Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se me aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se sot foli rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund.
“Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Ajo më tej ka thënë se, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu, duke shtuar tutje se ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiqiq të dalin para drejtësisë.
U.D. Presidentja Haxhiu, në fund ka thënë Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!
