U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi z. Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, veçanërisht në zhvillim, fuqizim institucional, arsim profesional, ekonomi të qëndrueshme dhe avancim të kapaciteteve digjitale.
Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe digjitalizimin.
U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi se Luksemburgu ka qenë partner i qëndrueshëm i Kosovës dhe se mbështetja e tij ka dhënë kontribut konkret në forcimin e mundësive për qytetarët dhe institucionet e vendit.
Ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar partneritetin me Luksemburgun dhe për të vazhduar bashkëpunimin në rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.


